Latest
Business

Sulm kibernetik ndaj ‘Binance’/ Manaj: Gjithçka ndodhi për 20 minuta! Hakerat koreanë vodhën 6.3 miliardë dollarë

Eksperti Kadri Manaj ka sqaruar se personat në Shqipëri që kanë llogari në platformën Binance nuk janë prekur nga sulmi kibernetik, pasi vlera e cenuar i përket portofolit të kompanisë. Sulmi kibernetik, sipas tij, ka ndodhur brenda 20 minutash, kohë gjatë së cilës janë kryer veprimet e vjedhjes. Ai bëri të ditur gjithashtu se janë [...]Read More...

The Bitcoin Times Staff30 October 2026 at 15:34 UTC1 min read
Sulm kibernetik ndaj ‘Binance’/ Manaj: Gjithçka ndodhi për 20 minuta! Hakerat koreanë vodhën 6.3 miliardë dollarë

Eksperti Kadri Manaj ka sqaruar se personat në Shqipëri që kanë llogari në platformën Binance nuk janë prekur nga sulmi kibernetik, pasi vlera e cenuar i përket portofolit të kompanisë.

Sulmi kibernetik, sipas tij, ka ndodhur brenda 20 minutash, kohë gjatë së cilës janë kryer veprimet e vjedhjes.

Ai bëri të ditur gjithashtu se janë rikuperuar rreth 1 miliard dollarë që kishin qenë të ngrirë në rrjet.

“Personat në Shqipëri që kanë llogari në Binance nuk janë prekur, pasi vlera e cenuar i përket portofolit të kompanisë. Inteligjenca artificiale ka bërë që sulmet kibernetike të realizohen shumë më lehtë se më parë. Tashmë mjafton një grup shumë i vogël personash që përdorin AI.

Bëhet fjalë për një sistem që është punuar për ditë dhe muaj për të arritur te kjo vlerë. Janë rikuperuar rreth 1 miliard dollarë që kanë qenë të ngrirë në rrjet. Sulmi ka ndodhur brenda 20 minutash, kohë gjatë së cilës janë kryer veprimet e vjedhjes. Hakerat që vodhën 6.3 miliardë dollarë në kripto janë të lidhura me Korenë e Veriut.”

More in Business

All Business »